Harry ishte i fundit që mbërriti në Kalanë Balmoral të enjten, pasi të afërmit e mbretëreshës nxituan të ishin me të në orët e saj të fundit.
Mbreti Charles i ka thënë Princit Harry që të mos e sillte bashkëshorten e tij, Meghan Markle në Kalanë Balmoral, ku qëndron trupi i pajetë i mbretëreshës Elizabeth.
Sipas mediave të britanike, Princi Harry ishte në Frogmore Cottage kur mori një telefonatë nga babai i tij duke i kërkuar që të mos sillte Meghan në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II e cila ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare.
“Charles i tha Harry-it, se nuk ishte e drejtë apo e përshtatshme që Meghan të ishte në Balmoral në një kohë kaq të trishtuar”, tha një burim për gazetën. Charles e bëri shumë të qartë se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur.
Kujtojmë që Harry u fotografua duke mbërritur në pronën skoceze rreth 90 minuta pas lajmit për vdekjen e Mbretëreshës dhe dukej mjaft i trishtuar.



















