KreuCelebrity

Letra sekrete e Mbretëreshës Elizabeth që s’mund të hapet për 63 vjet!

Një letër sekrete e shkruar nga Mbretëresha Elizabeth është e mbyllur brenda një kasaforte në një ndërtesë të Sidneit në Australi dhe nuk mund të hapet për 63 vjet të tjera.

Shënimi i shkruar me dorë u bë në nëntor 1986 kur u restaurua ndërtesa e Mbretëreshës Victoria. Letra është vendosur në një kuti xhami në një zonë të kufizuar dhe askush nuk e di se çfarë thotë letra, madje as stafi personal i Mbretëreshës.

Letra nuk mund të hapet deri në vitin 2085. Në një ditë të vitit 2085, ju lutemi hapni këtë zarf dhe përcillni te qytetarët e Sidneit mesazhin tim për ta”, thuhet në letrën e firmosur.

Ndërtesa e Mbretëreshës Victoria u hap në 1898 për nder të Jubileut të Diamantit të saj.

Mbretëresha Victoria ishte stërgjyshja e Mbretëreshës Elizabeth. Elizabeth, e cila u bë mbretëreshë në vitin 1952, vizitoi Australinë 16 herë, hera e parë vetëm 2 vjet pasi u kurorëzua.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF