Formati më i ndjekur i kërcimit “Dance With Me” nis këtë sezon televiziv edicionin e tij të 8-të në televizionin Klan. Prej javësh puna intensive e produksionit ka filluar për të sjellë pranë publikut një produkt cilësor, i cili do të bëjë diferencën.
E nëse shumë prej jush janë kureshtarë se kur do të startojë programi aq i dashur për të gjithë, tashmë ka një datë, e cila është më afër se sa pritej.
“Dance With Me” nis rrugëtimin më 19 shtator, i cili padiskutim sikurse të gjitha edicionet e tjera pritet të jetë një sukses i vërtetë.
“Dance With Me” vjen një skenografi krejtësisht të re, ndërkohë që në juri do të balerina e njohur Klaudia Pepa.
Kujtojmë që produksioni ka zbuluar gjithashtu konkurrenten e parë zyrtare, e cila është Kampionia e Europës në atletikë Luiza Gega./bordo.al