Këngetarja e njohur dhe aq e dashur për publikun Vesa Luma dhe Big Basta kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë si sot shtatë vite më parë.
Në këtë ditë të shënuar për ta, këngëtarja ka ndarë në rrjetin e saj social Instagram disa nga çastet më të bukura të ceremonisë madhështore të cilën e organizuan në kalanë e Lekurësit në Sarandë.
“Gëzuar përvjetorin, dashuria ime?Shumë krenare për ne, për vendimet tona, sakrificat e sfidat që i tejkaluam me shumë dashni duke e vendosur të parën, familjen tonë të vogël e të lumtur. Të dua shumë”, ka shkuar ajo përkrah një pjesë të klipit të dasmës së tyre.
Kujtojmë që ata janë bekuar me një djalë, Lian, me të cilin Vesa vazhdimisht ndan momente shumë të bukura në Instagram.



















