KreuCelebrity

I ftuar special në ‘New York Fashion Week’: Elton Ilirjani sfilon për brandin e njohur!

Prej datës 9 shtator ka nisur të mbahet në New York Java e Modës ku stilistë të njohur amerikanë po prezantojnë koleksionet e tyre për Pranverë/Verë 2022 2023.

Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani i cili së fundmi po fokusohet në modeling ka qenë i ftuari i nderit në sfilatën e markës së njohur amerikane ‘Muamua’. I veshur me një fustan të zi me fruda tyli, Ilirjani përshkroi pasarelën duke rrëmbyer vështrimet kureshtare të të pranishmëve.

Eltoni prej vitesh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku krahas biznesit privat ai po impenjohet edhe me modelingun duke firmosur kontrata me brande të ndryshme veshjesh.

Në Shqipëri Ilirjani njihet edhe si aktivist i të drejtave të komunitetit LGBT ku ka folur hapur edhe për orientimin e tij homoseksual!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF