KreuCelebrity

Miliarderi 83-vjeçar dhuron kompaninë e tij për bamirësi!

Yvon Chouinard, themeluesi miliarder i Petagonia, kompani për veshjet në natyrë, ka njoftuar se ia ka dhuruar kompaninë e tij një fondi bamirësie.

Chouinard u shpreh se sipas një strukture të re pronësie, çdo fitim që nuk riinvestohet për kompaninë, do të shkonte drejt luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Sipas raporteve, shuma që do të shkojë për të luftuar ndryshimet klimatike do të jetë rreth 100 miliardë dollarë (86 miliardë dollarë).

Petagonia ka pika shitjesh me pakicë në mbi 10 vende të botës. E themeluar në vitin 1973, të ardhurat e saj të vlerësuara ishin 1.5 miliardë dollarë këtë vit, ndërsa pasuria neto e zotit Chouinard mendohet të jetë 1.2 miliardë dollarë.

Kujtojmë që Chouinard, 83 vjeç, nuk është sipërmarrësi i parë që dhuron pasuri. Vitin e kaluar, shefi i Hut Group, i cili zotëron një sërë markash të bukurisë dhe ushqimit në internet, dhuroi 100 milionë paund për një fondacion bamirësie.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF