KreuCelebrity

Erik Lloshi thumbon kolegët: As Beyonce s’i merr 1 milion klikime në javë!

Këngëtari i njohur Erik Lloshi ka folur së fundmi në “Aldo Morning Show” për tendencën që kanë shumë këngëtarë për të blerë klikime.

Ai shprehet se këngëtarë botërorë nuk aq klikime për një javë sa marrin artistët shqiptarë për një ditë të vetme, gjë që sipas tij, është e pabesueshme.

Teksa Aldo e pyet,Më mirë një ‘live’ apo 1K klikime?”, Eriku thotë, “Në qoftë se është reale, janë të dyja të mira”.

Më tej ai u pyet se si e dallon nëse një këngëtar ka blerë klikime, “Aldo, është e thjeshtë. Në një vend si Shqipëria siç jemi ne, nuk mund të arrihen 10 milionë klikime për dy ditë. Është e pamundur. Apo 3 milionë klikime në ditë. Nuk mund të arrihen, është e pamundur totalisht. Ndërkohë që nxirr p.sh, ku di unë, një këngëtare botërore, Beyonce, nuk i merr 1 milion klikime në javë. Këta i marrin 3 milionë në një ditë ka rastisur, e pamundur”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF