Aktorja Julia Fox ka dhënë së fundmi një intervistë për “ES Magazine”, ku ka folur për ndarjen e saj me Kanye West. Ajo është shprehur krenare që i dha fund lidhjes me reperin.
Julia zbuloi se ai kishte shumë probleme me të cilat po merrej gjatë lidhjes së tyre. “Ai kishte shumë probleme dhe unë thjesht nuk kisha kohë dhe energji për tu marrë me të. Unë jam krenare për veten që arrita të shkëputesha”, shpjegoi ajo
Julia Fox dhe West ndezën për herë të parë aludime për romancën e tyre në janar. Ndërkohë që në shkurt mediat raportuan se dyshja i dha fund romancës pas deklaratave të West ku kërkonte rikthimin me Kim.
Kujtojmë që reperi postoi atëherë një foto të Kardashian dhe të dashurit të saj të atëhershëm, Pete Davidson, duke u treguar ndjekësve të tij se ai “nuk do hiqte dorë nga” familja e tij.



















