KreuCelebrity

Blake Lively dhe Ryan Reynolds, prindër për herë të katërt!

Blake Lively dhe Ryan Reynolds do të bëhen prindër për herë të katërt. Lajmi është konfirmuar pasi aktorja 35-vjeçare është shfaqur shumë elegante në Samitin të 10-të të Forbes Power Women’s të enjten, më 15 shtator.

Ajo pozoi për paparacët me barkun e saj të rrumbullakosur dhe e veshur me një fustan ari.

Aktorja nuk mund të mos bënte shaka me situatën e saj, “Më pëlqen të krijoj; qofshin tregime, biznes apo qenie njerëzore”.

Ky do të jetë fëmija i katërt për çiftin, të cilët tashmë janë prindër të shtatëvjeçarit James, pesëvjeçarit Inez dhe të vogëlushes trevjeçare Betty. Ryan dhe Blake, të cilët kanë qenë së bashku për më shumë se një dekadë dhe u martuan në vitin 2012, formojnë një nga çiftet më të njohur në Hollywood.

 

“Të kesh fëmijë më bën të ndihem vetvetja,” tha aktorja për Forbes majin e kaluar, “asnjëherë nuk jam ndjerë kaq rehat me trupin tim, kaq e sigurt; kjo nuk do të thotë që nuk ka pasiguri që më vijnë një milion herë në ditë, por ndihem shumë më i qetë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF