KreuCelebrity

Rrëfehet ylli i “Spice Girls”; Nga abuzimi seksual te Beckham e dehur (Hodhi të brendshmet nga taksia)

Ylli i Spice Girls, Melanie Chisholm, ka publikuar së fundmi autobiografinë e saj, ku dhe ka rrëfyer abuzimin seksual të pësuar një ditë para koncertit të parë të grupit në 1997. Ajo tregoi eksperiencën e saj gjatë një nate që kishte qëndruar në Stamboll, ku masazhatori i hotelit e sulmoi seksualisht.

Në një intervistë të kohëve të fundit në podcast, Melanie Chisholm tha, “Ne nuk kishim bërë kurrë një koncert më parë dhe kemi bërë prova për javë të tëra, duke provuar kostumet, grimin, flokët, gjithçka që doja të bëja”. Pak para koncertit të parë të Spice Girls, Chisholm vendosi të bënte një masazh, “Ajo që më ndodhi, e varrosa menjëherë sepse kisha gjëra të tjera për t’u fokusuar. Nuk doja të krijoja një problem, por nuk pata as kohë ta menaxhoja”.

 

Sot, 25 vite pas abuzimit të saj, Melanie Chisholm vendosi se ishte koha e duhur për ta ndarë atë publikisht, “Më doli në ëndërr, u zgjova dhe më ngeli në mendje. Dhe kuptova se as që kisha menduar ta përfshija në libër. Pastaj mendova nëse unë dua ta ndaj me publikun. Dhe unë thjesht thashë me vete se është e rëndësishme për mua ta them dhe më në fund ta menaxhoj dhe ta përpunoj atë”.

Sa i përket ndjenjave të saj, Mel C tha, U ndjeva shumë e pambrojtur dhe e turpëruar, pastaj kisha dyshime nëse kam të drejtë. Isha në një ambient ku i hiqnin rrobat para një profesionisti. Kisha shumë mendime dhe ndjenja dhe ndjeva sikur doja ta ndaja. E kisha varrosur siç jam e sigurt që bëjnë shumë gra dhe burra”.

Ajo rrëfeu se atë natë që ndodhi ngjarja Victoria Beckham ‘ishte e dehur’ dhe se hodhi të brendshmet e saj nga taksia. Pas nënshkrimit me Virgin Records në vitin 1995, ‘Spice Girls’ u nisën në një udhëtim me taksi në Kensington Place, në Londrën Perëndimore. Ajo tha se menaxheri i tyre, Simon Fuller, iu desh t’i jepte bakshish 50 paund udhërrëfyesit për të mbuluar rrëmujën dhe “sjelljen e tmerrshme” të këngëtarëve . Mel C vazhdoi të përshkruajë atë natë, duke thënë, “Ne hymë në këtë restorant tepër elegant, duke pirë pije alkoolike dhe cigare dhe koka jonë ra sipër tavolinës. Victoria ishte aq e dehur sa e zuri gjumi në tavolinë. Ajo ishte ende pa të brendshme”.

Së fundmi, ylli i grupit foli për zhgënjimin romantik që pati kur lidhja e saj me Robbie Williams nuk eci, “Robbie u soll keq, ai më mashtroi dhe më pas më la papritmas në një kohë kur isha tepër e lodhur nga gjithçka dhe kisha nevojë për mbështetje”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF