KreuCelebrity

David Beckham priti 12 orë në radhë për t’i bërë nderimet e tij Mbretëreshës!

Ylli i futbollit ndërkombëtar, David Beckham priti më shumë se 12 orë në radhë të premten jashtë ndërtesave të Parlamentit, ku ndodhet arkivoli i mbretëreshës që kur u largua nga Buckingham Palace të mërkurën.

Ish-ylli i Manchester United, i cili është vlerësuar dhe nga Mbretëresha në 2003, tha se ka ndarë ushqime dhe pije me qytetarët të tjerë që iu bashkuan në radhë në Londër rreth orës 2 të mëngjesit. “Të gjithë duam të jemi këtu së bashku”, tha ai.

“Jam me fat që në disa momente në jetën time kam qenë pranë Madhërisë së Saj. Një ditë e trishtuar, por është një ditë për të kujtuar trashëgiminë e pabesueshme që ajo la”, shtoi më tej David Beckham.

Ndërkohë duke folur me një gazetar nga ITV News, Beckham tha se ai “u rrit në një familje mbretërore” dhe kishte ardhur në emër të gjyshërve të tij, të cilët sipas tij nëse do të ishin ende gjallë do të ishin në radhë.

Imazhet e shpërndara në mediat sociale tregojnë radhën në Westminster Hall për të kapur një foto të ish-futbollistit 47-vjeçar ndërsa ai priste të bënte nderimet e tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF