KreuCelebrity

Thyen heshtjen, babai i Gigi Hadid flet për të bijën dhe DiCaprio!

Leonardo DiCaprio dhe Gigi po përfliten se janë në një lidhje dashurie, madje në mediat botërore qarkulluan edhe foto intime mes tyre teksa ndodheshin në një klub nate në Nju Jork të hënën, më 12 shtator.

Teksa dyshja nuk i ka komentuar thashethemet, babai i Gigi-t, Mohamed Hadid, ka folur për DailyMail në lidhje me marrëdhënien e tyre, duke u shprehur se “ata janë miq”.

“Ata njihen prej disa kohësh”, tha Mohamed Hadid, madje ai vetë është takuar me aktorin disa vite më parë. “E takova zotin DiCaprio në St. Tropez katër apo pesë vjet më parë dhe ai është një njeri shumë i mirë.

Më tej ai shton, “Unë nuk kam folur me vajzën time për zotin DiCaprio. Unë nuk mendoj se ata po takohen. Unë besoj se ata janë thjesht miq të mirë. Por vërtet nuk e di. Nuk i komentoj marrëdhëniet personale të vajzës sime. Nuk mund të them se me kë po takohet”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF