KreuCelebrity

Fatos Nano feston 70-vjetorin, dalin fotot e darkës së liderit historik të PS-së!

Fatos Nano, ish-kryeministri, njëkohësisht dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, ka festuar këtë të premte 70-vjetorin e lindjes.

Ish-kryeministri ka zgjedhur që këtë ditë të shënuar ta festojë me miqtë dhe të afërm siç duket edhe nga fotot e postuara në rrjetin social Facebook nga nipi i tij, kryetar i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali.



Në krah të Nanos shihet edhe bashkëshortja e tij Xhoana Nano, e cila gjithmonë ka spikatur për paraqitjen e saj.

“Mentori im! Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot! Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua! Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer! Shëndet e jetë të gjatë!, ka shkruar ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF