Së fundmi është publikuar traileri i parë për filmin biografik i divës së muzikës botërore Whitney Houston.
“I Wanna Dance with Somebody” tregon aktoren Naomi Ackie duke portretizuar këngëtaren e ndjerë. Traileri nis me momentin kur Clive Davis nga Arista Records e zbuloi atë duke kënduar në një klub nate në moshën 19-vjeçare. Në klip tregohen gjithashtu rrymat e errëta me të cilat u përball Whitney gjatë gjithë karrierës së saj, si përballja me kritikat se muzika e saj nuk ishte “mjaft e zezë”.
“I Wanna Dance With Somebody” është drejtuar nga Stella Meghie dhe skenari i Anthony McCarten, i cili shkroi filmin biografik të Queen-s, fitues i Oscarit, “Bohemian Rhapsody”.
Filmi vjen në kinema më 21 dhjetor. “Zëri më i madh i kohës sonë ka një histori edhe më të madhe”, thuhet në përmbledhjen zyrtare të filmit. Whitney Houston ndërroi jetë 10 vite më parë, në moshën 48-vjeçare.



















