KreuCelebrity

Gigi në një romancë me DiCaprio; ish-partneri i modeles kërkon të rikthehet me të?!

Kudo po përflitet se Gigi Hadid dhe ylli i Hollivudit Leonardo DiCaprio kanë nisur një romancë së bashku. Por mesa duket këto lajme nuk janë pritur aspak mirë nga ish-partneri i Gigi Hadid, Zayn Malik.

Ish-anëtari i grupit “One Direction” ka një marrëdhënie të mirë me nënën e vajzës së tij, por ai shpreson të ribashkohet me të, siç raporton Hollywood Life.

“Zayn ka ende shpresa për t’u ribashkuar me Gigi-n, ata kanë një marrëdhënie të mirë tani për hir të vajzës së tyre, por ai e ka bërë të qartë se do të donte një mundësi tjetër me të. Ndaj këto lajme për të dhe Leo-n e kanë mërzitur shumë”, tha një burim pranë Zayn Malik.

Kujtojmë që Zayn dhe Gigi kanë qenë bashkë që nga viti 2015 por u ndanë në fund të vitit të kaluar. Shkak për këtë u bë përplasja që këngëtari pati me nënën e modeles, Yolanda Hadid gjatë kohës që Gigi ndodhej në Paris për çështje pune.

OMFG LEONARDO DICAPRIO AND GIGI HADID!!! pic.twitter.com/RuTVK8z7is

— ʟᴏɪᴅᴀ (@LDCOSTIGAN) September 14, 2022

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF