KreuCelebrity

Bota i jep lamtumirën e fundit mbretëreshës Elizabeth!

Britania, liderët botërorë dhe anëtarët e familjeve mbretërore nga e gjithë bota po i japin lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabeth në një funeral shtetëror në Londër.

Mbretëresha, e cila mbretëroi për 70 vjet pas vdekjes së babait të saj mbretit George VI në vitin 1952, vdiq në Balmoral të Skocisë më 8 shtator në moshën 96-vjeçare.

Të pranishëm pritet të jenë rreth 500 udhëheqës botërorë, duke përfshirë Biden, perandorin Naruhito të Japonisë, nënpresidentin kinez, presidentin e Afrikës së Jugut, si dhe udhëheqës europian përfshirë edhe presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.

Funerali shtetëror i së hënës, i cili pritet të ndiqet nga miliona në mbarë botën, bëhet në Westminster Abbey përpara se Mbretëresha të dërgohet në varrimin e saj në Kështjellën Windsor. Funerali do të përfundojë me dy minuta heshtje në nder të Mbretëreshës Elisabeth II.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF