KreuCelebrity

Konfirmohet ndarja e Robert Berishës dhe Lauretës!

Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Dyshimet e para për ndarjen e dyshes, lindën kur këngëtari fshiu të gjitha postimet me modelen nga rrjetet e tij sociale, ndërkohë që kjo e fundit mbylli adresën e saj në Instagram.

Së fundmi burime për “Prive” kanë konfirmuar ndarjen duke zbuluar edhe arsyen e vërtetë të ndarjes së tyre.

Po të njëjta burime bëjnë me dije se raporti i tyre prej afro një muaji nuk po funksiononte siç duhej. Ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik, vëmendja e shumtë në media që ka bërë që në çift të lindin mosmarrëveshjet e para.

Laureta nuk e ka përjetuar mirë pjesën e vëmendjes dhe për këtë arsye pas ndarjes ka vendosur të marrë një pushim të plotë, duke iu larguar sa më shumë syrit të publikut.