KreuCelebrity

Rekord shikueshmërie, “Dance With Me” thyen pritshmëritë!

“Dance With Me” nisi mbrëmjen e kësaj të hëne në televizionin Klan, duke mbërthyer para ekranit gjithë audiencën shqiptare.

Çdo gjë ishte e kuruar në detaje; “Dance With Me” erdhi pranë publikut me një skenografi të jashtëzakonshme, ku gjithçka ndërthurej më së miri, duke filluar nga juria, VIP-at dhe publiku.

Juria fantastike, Ermal Mamaqi, Ilir Shaqiri dhe Kaludia Pepa, sikurse pritej ishin kombinimi më i mirë, ku nuk mungoi profesionalizmi dhe humori. Kasti i mrekullueshëm i VIP-ave arritën që natën e parë të përcjellin emocione të mëdha, dhe tashmë gara mes tyre është zyrtarisht e hapur..

Alketa Vejsiu shkëlqente, nostalgjia për këtë program dukej se i dha edhe më tepër energji duke bërë që gjithçka të shkonte ashtu siç duhej. Nuk duhet lënë pa përmendur edhe çelësi i çdo programi, skenari.

Magjia e “Dance With Me” ishte e pakrahasueshme, duke thyer çdo pritshmëri! Dhe siç i thonë ‘fillimi mbarë është gjysma e punës’, ndaj edhe formati i kërcimit tashmë e ka rrugën e shtruar, për të thyer rekordet e radhës në netët në vijim./bordo.al

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF