KreuCelebrity

Cindy e lidhur me djalin e Jozefinës, Ermal Mamaqi: Vjehrra jote ëndrra e çdo nuseje!

Një nga konkurrentet e “Dance With Me” është modelja e njohur Cindy Marina, e cila la SHBA-në për të ndjekur ëndrrat e saj në Shqipëri.

Prej kohësh modelja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave roze për shkak të lidhjes së saj me djalin e Jozefina Topallit, dhe në lidhje më këtë ajo nuk mundi t’i shpëtojë as ‘batutave plot humor të Ermal Mamaqit gjatë mbrëmjes së parë të “Dance With Me”.

Teksa e komplimetoi Cindyn pwr paraqitjen e saj elegante, Ermali tha ajo është ëndrra e çdo vjehrre, ndërkohë që me tej ai me humor shtoi se, “Ndoshta vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje” referuar ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topallit.

 

Pjesë nga biseda gjatë spektaklit:

 

Ermal Mamaqi: Prit se nuk e ke dëgjuar akoma se ç’do them se kam fjalët më të këqija për këtë.

Cindy Marina: E pres.

Ermal Mamaqi: Jo ç’mund të them se Sindi ishte si një Barbie në skenë, elegante, sigurisht Dioni ka meritat e veta që e bëri të ndihet e tillë. Djali im, Joeli është këtu në skenë dhe përpara se të fillonte më tërhoqi nga mënga, më pyeti “princeshë është kjo?” Sindi duket si ato kukullat. Padyshim që Sindi  është ëndrra e çdo vjehrre. Nuk e di tani a je e fejuar apo… se bëj shaka se e di, mos u përgjigj. E di. Ndoshta vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje.

Alketa Vejsiu: Ke unazë në dorë?

Cindy Marina: Jo, nuk kam.

Alketa Vejsiu: Nuk ka unazë në dorë.

Cindy Marina: Tani kam ardhur veç me varësen dhe vathët e mi. Unazë nuk kam.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF