Malaui, me një popullsi prej 16 milionë banorësh, konsiderohet nga të gjithë si vendi më i varfër në botë, me një GDP 226 dollarë për frymë.
Besojmë se jeni kureshtarë të njiheni me personin më të pasur në vendin më të varfër të planetit; Ai është Shepherd Bushirin, pronar mediash dhe pronar tokash bujqësore.
Ai vlerësohet të ketë një vlerë neto prej 150 milionë dollarësh, kur bashkatdhetarët e tij do të duhej të jetonin gati 6 milionë vjet për të fituar atë lloj parash. Profeti madhështor, i cili përmendet si “Majori 1” i “Papës” në ciklet e krishtera, bleu tre avionë brenda dy vjetësh.
Pasi avionit të tretë me vlerë 37 milionë dollarë, në një deklaratë për mediat ai tha, “Unë jam një njeri i Zotit. Besoj se duhet të jetoj me shembull. Unë mësoj fjalën që forcon besimin e të gjithëve. Unë mund t’i bëj të gjitha gjërat me anë të Krishtit që më forcon. Unë jam duke e bërë atë tani. Unë jam ai që thotë Zoti se jam dhe jo si më gjykojnë të tjerët”.