KreuCelebrity

Netflix do të flasë shqip! Arbnora Ademaj jep lajmin e bukur në DWM!

Aktorja me origjinë nga Kosova Arbnora Ademaj është një nga konkurrentet e “Dance With Me” në televizionin Klan.

Gjatë mbrëmjes së parë të spektaklit, Ademaj rrëfeu se ka lënë 2 projekte të rëndësishme në Turqi për t’u bërë pjesë e spektaklit.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme për të qenë pjesë e këtij spektakli. Për të qenë pjesë e këtij spektakli kam anuluar 2 projekte në Turqi dhe kam ardhur enkas për këtë projekt këtu”, tha Arbnora Ademaj.

Teksa më tej ajo bëri një përshëndetje në turqisht duke iu uruar të gjithëve një mbrëmje të këndshme, Arbnora Ademaj ka treguar detaje të reja rreth karrierës së saj. Ajo ka zbuluar se në filmin që do të debutojë në Netflix ajo do të flasë shqip, “Një gjë mund ta zbuloj për publikun shqiptar. Përveçse do të jem në Netflix do të flas dhe shqip, kjo është më e bukura e gjithë kësaj”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF