Premiera e “Dance With Me” në televizionin Klan këtë të hënë ka nisur me batuta dhe plot humor.
Mes shumë shkëmbimesh, vlen të përmendet batuta e Ermal Mamaqit, dikur pjesë e produksioneve të Klan me programin “Xing me Ermalin”, “komshi” skene me produksionet e mëparshme të dyshes Grabocka-Vejsiu.
Tashmë ish-studioja e tij do të mirëpresë produksionin më të ri në Klan, “S’luan dot me mua” të Luana Vjollcës.
“Të ka zënë vendin Luana komshi”, i tha Alketa Ermalit, ndërkohë që ky i fundit nuk e ka humbur rastin për të bërë një batutë pikante ndaj moderatores, “Je ankuar për mua kur me kishe komshi në skenën ngjitur në “Xing me Ermalin”. Tani që vjen Luana do ta qash “farën e kosit”.
Në fund të kësaj bisede plot humor, moderatorja Alketa Vejsiu i uroi shumë suksese Luanës.