KreuCelebrity

Konkurrente në “Dance With Me”, Anita Haradinaj rrëfen si e priti lajmin bashkëshorti!

Një nga surprizat e këtij edicioni, Anita Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës është ngacmuar nga anëtarët e jurisë lidhur me pjesëmarrjen e saj në garën e kërcimit.

Nga ana e saj Alketa e ka pyetur gazetaren se si e mori “Komandanti” lajmin për pjesëmarrjen e saj, “Si te la Rambo të vish në DËM Anita Haradinaj”.

“Ka 23 vjet që më mbështet dhe vazhdon ta bëjë. Përpara se të vija këtu i thashë, po sikur të ishe dashuruar me një balerinë, çfarë do të kishe bërë, s’do ta ishe martuar?!”, u përgjigj Anita Haradinaj.

Ndërkohë me nota humori, Ermal Mamaqi i është drejtuar balerinit të saj duke i qarë hallin. “Do të lutemi të gjithë për ty”, iu drejtuar Kevinit, balerinit profesionit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF