KreuCelebrity

E dëshpëruar për qenin e humbur; Paris Hilton ofron shpërblimin e madh!

Paris Hilton ka ofruar një ‘shpërblim të madh’ për të gjetur qenin e dashur të familjes së saj.

Prezantuesja e podcast-it, 41 vjeçe, hyri në Instagram të hënën për të njoftuar se qeni i saj Diamond Baby ka humbur që nga e mërkura. Ajo tani u ka kërkuar ndihmë ndjekësve të saj për ta ribashkuar me qenin e saj, teksa ka theksuar se zemra e saj është thyer.

Paris pranoi se ajo fillimisht hezitonte të kërkonte publikisht ndihmë pasi “njerëzit mund të jenë mizorë”, por tani ndjehet sikur është zgjidhja e fundit dhe ka ofruar një “shpërblim të madh” për atë që jep informacion për qenin e saj”.

Paris Hilton tha se ata kanë punësuar një detektiv për kafshët shtëpiake, ndërkohë që ajo dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, po e kërkojnë edhe me dronë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF