Meghan dhe Harry priten të kthehen në SHBA sa më shpejt të jetë e mundur për t’u ribashkuar me fëmijët e tyre pas pothuajse tre javësh jashtë vendit.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it ishin në Mbretërinë e Bashkuar për një turne bamirësie kur Mbretëresha vdiq tragjikisht, ndaj çifti zgjati udhëtimin e tyre për të qëndruar në vend për funeralin.
Kjo do të thotë që prindërit nuk i kanë parë fëmijët e tyre Archie, tre vjeç dhe Lilibet, një vjeçe, për javë të tëra.
Ndërsa çifti ka qëndruar në Frogmore Cottage në Windsor, ata tani do të kthehen në shtëpinë e tyre në Kaliforni sa më shpejt të jetë e mundur, sipas The Sun.
Princi Harry, 38 vjeç dhe Meghan, 41 vjeçe kishin fluturuar në Mbretërinë e Bashkuar për turin e tyre bamirës, i cili përfshinte nisjen për në Gjermani për të nisur numërimin mbrapsht deri në Lojërat Invictus në Dusseldorf.
Ata gjithashtu pritej të merrnin pjesë në çmimet WellChild në Londër më 8 shtator. Por Harry-t iu tha lajmi shqetësues për gjyshen e tij, duke u nisur drejt Balmoral në Skoci ndërsa Meghan qëndronte në Londër. Gjithsesi Harry nuk u kthye në kohë për t’i thënë lamtumirën e fundit gjyshes së tij Mbretëreshës, e cila vdiq të enjten e 8 shtatorit.



















