KreuBusull

Vendodhja e veçantë/ detaje të finales së “Miss Globe 2022”

Kompeticioni më i madh i bukurisë “The Miss Globe 2022” këtë vit organizon finalen e madhe në një mënyrë tërësisht të veçantë në ambjentet e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Një natë spektakli unik ku e gjithë pjesa artistike e shfaqjes do të ndërtohet në mënyrë që t’i përshtatet muzikës operistike. Janë 52 konkurrente të ardhura nga e gjithë bota që garojnë për kurorën e “The Miss Globe 2022” në finalen e madhe të 15 tetorit!

Sot u mbajt një konferencë për shtyp ku ishin të pranishme të gjitha konkurrentet dhe vajzat të cilat mbajnë kurorën e më të bukurës së Globit nga dy vitet e kaluara.

Drejtuesi i “Deliart Association” producenti Petri Bozo tregoi që organizimi i këtij viti premton një shfaqje të jashtëzakonshme.

“ Jemi në vitin e shpalljes së Tiranës si Kryeqyteti i rinisë Europiane, vajzat janë të motivuara për të performuar në një shfaqje të jashtëzakonshme. Një event bukurie, të miksohet me muzikën operistike, brenda mureve të Teatrit të Operas, është një rast ukinkal edhe ky do të jetë rekord i këtij viti”- tregoi Bozo

Ky është viti i 19-të që “The miss Globe 2022” i cili është në “Top 5 “ të eventeve më të rëndësishme në botë të bukurisë mban vulën shqiptare.

Turi i vazjave përfaqësuese nga e gjithë bota vijon nëpër Shqipërinë turistike për promovimin e turizmit, kulturës, historisë së Shqipërisë dhe nismave të ndyshme humane që tashmë janë kthyer në traditë me iniciativën e organizatorëve.

Numërimi mbrapsht ka filluar, për spektaklin që premton shumë!bordo/al

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF