KreuBusull

Kim Kardashian gjobitet me 1.26 milionë dollarë!

Kim Kardashian do të paguajë një gjobë prej 1.26 milionë dollarësh pasi autoritetet thanë se ajo promovoi në mënyrë të paligjshme një kriptomonedhë në Instagram pa zbuluar se sa ishte paguar për promovimin.

Rregullatorët federalë thanë se ylli i realitetit televiziv nuk e bëri të ditur se ajo ishte paguar 250,000 dollarë për të publikuar një postim në Instagram në lidhje me EMAX, një aset kripto i ofruar nga EthereumMax, tha SEC në një deklaratë.

Kardashian publikoi një postim në Instagram ku reklamonte xhetonat dhe përfshiu një link që të shpinte në një faqe interneti ku përfshiheshin udhëzime për blerjen e tyre. Sipas postimit, Kardashian ishte informuar për to nga disa “miq si dhe kishte vendosur një lajmërim ku thuhej “kjo nuk është këshillë financiare”.

Në postimin e publikuar në vitin 2021, ndodhej një video ku Kim shprehej se po bënte një “njoftim të madh”. Biznesmenia tani do të paguajë gjobën dhe do të bashkëpunojë me institucionin që po heton për kriptomonedhat e mbështetura nga personazhet e njohur.

“Ky rast është një kujtesë se kur të famshmit ose influencerët mbështesin mundësi investimi, përfshirë asete kripto, nuk do të thotë që këto produkte janë të duhura për çdo investitor. Ne i nxisim investitorët të konsiderojnë rreziqet dhe mundësitë potenciale të një investimi në varësi të synimeve të tyre financiare.

Rasti i znjsh. Kardashian shërben edhe si një kujtesë për të famshmit dhe të tjerë se ligji iu kërkon t’i deklarojnë publikut kur dhe sa ata paguhen për të reklamuar investimin në asete”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF