Buckingham Palace ka publikuar portretin e ri të familjes mbretërore, ku shihen mbreti Charles III, Camilla Parker Bowles, Princi William dhe Kate Middleton.
Dy çiftet pozuan për fotografinë një natë para funeralit të Mbretëreshës Elizabeth ll. Portreti, i cili u nda nga familja mbretërore përmes rrjeteve sociale të shtunën mbrëma, është realizuar nga fotografi i Getty, Chris Jackson.
Middleton, 40 vjeçe, mahniti me një fustan të zi me mëngë të gjata, të cilin e kombinoi me geta të zeza të tejdukshme dhe pompa të zeza. Princesha e Uellsit kompletoi look-un e saj me flokët e saj të stiluar në kaçurrela.
Princi William, gjithashtu 40-vjeç, dukej shkëlqyeshëm me një kostum klasik, teksa qëndronte pranë babait të tij, 73 vjeç, i cili ishte veshur pothuajse identik me të.
Gruaja e Mbretit, 75 vjeçe, gjithashtu ishte veshur me të zeza, duke zgjedhur një fustan që përmbante detaje të qëndisura rreth dekoltesë.



















