KreuBusull

“Më dëgjo dhe më helmo”/ Bora dhe Donaldi zbulojnë si u pajtuan

Çifti më i përfolur për historinë e tyre të ndërlikuar të dashurisë janë padyshim Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Për herë të parë pas të gjithë zhurmës që u bë për to ata kanë pohuar bashkimin e tyre.

Bora dha një intervistë për herë të parë publikisht  në “Më lër të flas”, ku zbuloi shumë të vërteta rreth raportit të tyre.

Pasi doli nga BBV, Donaldi tregoi se i shkroi Semit për ta afruar me Borën por pasi nuk funksionoi, ai i shkroi vetë me mesazhin “Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them”.

Shkëputur nga intervista mes tyre:

Romeo: E di që kjo është shumë personale, por do doja të dija sesi e rregulluar raportin tuaj, çfarë ndodhi

Bora: Prit njëherë, kush tha që u rregullua (qesh)

Donaldi: Nisi me shumë, telefonata ndaj semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja

Bora: Doje dhe nuk dije?

Romeo: I pari  që ka barë hapin është Donaldi apo jo?

Bora: Po

Donaldi: Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o zot I madh sa më ka lodhur. Shumë punë, dersa thotë shkruaji vet se më plase, mesazhi i parë..

Bora: Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them

Donaldi: Kjo më tha direk të dua o zot çfarë mashkulli je (qesh).

Bora: Më kërkoi për të takuar, un nuk doja. Ti thoje më tako të më dëgjosh, pastaj më helmosh.

Donaldi: Para disa ditësh po shihnim këto bisedat, kur kam parë që i kam thëne më helmo, skandaloze (qesh). Kjo ka qenë domethënë

Bora: Momenti i parë po.. Është bërë një telenovelë e gjithë kjo histori dhe është tepruar. Unë nuk kam dhën ndonjëherë material. Ka qenë periudhë shumë e vështirë për ne të dy. Gjithçka duhej në privatësi ne na kishte munguar dhe akoma vazhdon të na mungojë. Çdo lloj lëvizje ishte në sy të të gjithëve dhe kjo e ka vështirësuar situatën, Ka pasur raste që e kishim si armik njëri tjetrin.

Romeo: Një fjalë e vjetër popullore thotë armikun duaje…bordo/al

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF