Aktorja e njohur Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku festojnë sot 1-vjetorin e martesës së tyre.
Ata një vit më parë kurorëzuan dashurinë në një dasmë madhështore, ku të ftuar ishin edhe shumë personazhe të njohur të showbizit shqiptar.
Në këtë ditë të shënuar aktorja ka zgjedhur të publikoi në rrjetin e saj social Instagram momente nga dasma, “1 vit sot, nga festa jonë magjike e dashnisë”, ka shkuar ajo.
Ndërkohë përkrah një video shumë emocionuese ku ata shihen duke vallëzuar të lumtur në krahët e njëri-tjetrin shkroi, “Të dua. Gëzuar përvjetorin dashuria ime”.



















