KreuBusull

Joel bën 9 vjeç, Ermali zbulon shenjën e veçantë të të birit: Mu deshën 9 vite..

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi sot festojnë ditën e lindjes së gëzimit të tyre të parë.

Djali i tyre Joel feston 9-vjetorin e lindjes, dhe në këtë ditë të shënjuar Ermali ka zgjedhur ta urojë të birin edhe në rrjetin e saj social Instagram.

Përkrah disa fotografive shumë të bukur ku ai shihet me Joelin, Ermali i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla dhe ka zbuluar një shenjë në formë zemre që i biri ka në fytyrë, “Mu deshën 9 Vite të shoh që ky Kingu përveç dashurisë që rrezaton ka dhe një shenjë afër mendjes që është një ❤️. Jetë të gjatë dhe me shëndet gëzimi ynë i parë. Joel ❤️9.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Ndërkohë një urim të ndjerë ka bërë edhe mami Amarda. “Gëzimi im Joel qemë dhe për herë të parë emrin MAMI, sot je 9 vjeç!❤️? Mezi pres të të shoh teksa rritesh në rrugëtimin tënd të bukur në jetë! Të dua sa nuk tregohet…”, ka shkruar ajo, përkrah disa fotografive ku shihet e lumtur me Joelin.

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska)

Kujtojmë që Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi prej vitesh shijojnë një histori të bukur dashurie. Ata janë bekuar me dy fëmijë me djalin Joel dhe vajzën Sea.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF