Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore, e cila ka qenë kryefjala e mediave gjatë kësaj jave.
Një nga momentet më emocionuese të dasmës ishin fjalët e ish-kryeministrit Sali Berisha drejtuar çiftit. “Me dhuntitë e saj, mençurinë, mirësjelljen komunikimin, njerëzinë, dashurinë, arriti të pushtojë, jo vetëm zemrën e Shkelzenit, por edhe zemrat tona, të hyjë në zemrat tona si një vajzë e dytë!”, u shpreh ai ndër të tjera.
Së fundmi mamaja e Arminës, Moza Mevlani ka qenë e ftuar te “Rudina”, ku ka ndarë emocionet e dasmës, teksa zbuluar se u ndje shumë vlerësuar nga fjalët e Berishës, pasi, sipas saj, fjala e tij ka shumë peshë.
“Pas këtij fjalimi, e kam ndier veten të vlerësuar, sepse çdo njeri ka vlerat e veta në jetë, por vlerësimi që pati për vajzën time tregoi që ishte gjithçka, sepse fjala e tij ka peshë, mendja e tij ka peshë dhe unë e vlerësoj pa fund këtë fjalim”, u shpreh ajo.



















