KreuBusull

Shuhet Ganimet Vendresha, Ajola Xoxa prek me fjalët për gjyshen e saj!

Ganimet Vendresha, kryebalerina e parë e Teatrit të Operës dhe Baletit në Shqipëri, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka dhënë mbesa e saj, Ajola Xoxa, me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.

Përkrah disa fotografive Xoxa i ka dedikuar disa fjalë tejët prekëse gjyshes së ndjerë, “Gjyshja ime e mirë, Ganimet Vendresha, u nda nga jeta mbrëmë, e qetë dhe në paqe, siç e jetoi të gjithë jetën e saj, rrethuar nga njerëzit e dashur, duke lënë pas te kushdo kujtimin e njeriu të bukur brenda dhe jashtë, dhe tek ne një dhimbje pambarim. Ajo i dha aq shumë Shqipërisë së saj dhe kujtdo pati fatin ta kishte në jetën e vet. Homazhet do të kryhen nesër, 30 shtator, nga ora 10:00 deri në 12:00 në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe varrimi në orën 13:00 në varrezat e Tufinës”.

 

Kujtojmë që Ajola pak ditë më parë në 88-vjetorin e Ganimet Vendresha bëri një urim për të duke përshkruar rrugëtimin e jetës së balerinës, historinë e bukur të dashurisë me gjyshin e saj, dhe njoftoi se prej 6 javësh ajo ishte e sëmurë.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF