Hailey Bieber ka folur më në fund në lidhje me thashethemet se arsyeja e ndarjes së Justin Bieber nga Selena Gomez ishte modelja.
Modelja ka folur në podcastin ‘Call Her Daddy’ dhe ka zbuluar të vërtetën, pasi prej kohësh janë disa versione që pretendojnë se Justin Bieber, ishte ende në një lidhje me Selena Gomez kur Hailey u shfaq në skenë.
Modelja mohoi të gjitha thashethemet kur Alex Cooper pyeti nëse ajo po dilte me Justin në të njëjtën kohë me Selena Gomez.
“Kjo është çmenduri. Nuk kam folur kurrë për këto. Shumë urrejtje për fytyrën time vinë nga komentet e tipit ‘ti ia more‘. Por bota duhet ta dijë të vërtetën”, tha modelja.
Ajo shpjegoi se përpara se të lidhej me Justin, ai e kishte mbyllur kapitullin me Gomez, “Kur filluam të takoheshim, nuk ishim në një lidhje. Nuk është në karakterin tim të përzihem në punët e të tjerëve. Nuk do ta bëja kurrë. Unë jam rritur më mirë se kaq. Dhe mund të them se nuk kam qenë kurrë me të, ndërsa ai ishte në një lidhje tjetër. Si grua, nuk do të doja kurrë të hyja në një lidhje me dikë, të fejohesha me të, të martohesha me të, kur ai ishte me një tjetër”.



















