Arta Nitaj është një nga konkurrentët e “Dance Albania”, e cila gjatë natës së parë të spektaklit u përball me një batutë të Ermal Mamaqit, duke u bërë në këtë mënyrë edhe një herë pjesë e mediave sociale në vend.
Ermal Mamaqi i përmendi Arta Nitajt pushimet në Dubai, dhe kjo bëri që shumë media të aludonin që modelja e njohur kishte qarë në prapaskenën e “Danca Albania”.
Gjatë spektaklit të kësaj të hëne, Ermal Mamaqi ka dhënë një sqarim për gjithë titujt që qarkulluan. “Mendoj se Arta deri diku mund të jetë prekur, por nuk më pëlqeu që është prekur. Me një sqarim që bëmë pak më përpara, besoj se u sqaruam dhe do më pëlqente që pakënaqësinë të ma kishe thënë te ajo darka që hëngrëm te “Padami” direkt pas puntatës së kaluar që ishim të gjithë bashkë”, tha Mamaqi, teksa shtoi se fakti që dikush bën pushime në Dubai nuk do të thotë asgjë, pasi edhe ai vetë e ka zgjedhur atë vend për të pushuar me familjen e tij.
Pas sqarimit të Ermalit, Arta Nitaj shtoi se ka lexuar në media se edhe ka qarë pas spektaklit, lajme të cilat ajo vetë i mohoi, “Për Ermalin kam një fjalë. Nuk e mora aq keq sa u interpretua në çdo portal, madje kam parë edhe që Arta qau. Jo Ermal, nuk kam qarë, madje kemi qeshur në darkë sepse u kënaqa shumë që ishte nata e parë dhe ju nuk e dini, por ne u kënaqëm shumë atë natë që ishte nata e hapjes”.



















