KreuBusull

FOTO/ Mbahet premiera e filmit “Winter Fireflies” në Tiranë!

Është kaq bukur teksa dëgjon që një film shqiptar po vjen në jetë, pasi kinematografia shqiptare ka kaq shumë nevojë. E për më tepër kur bëhet fjalë për një film me regji të aktorit të njohur dhe aq shumë të dashur Artur Gorishtit, “Winter Fireflies”.

Sikurse ishte bërë me dije filmi “Winter Fireflies” pati premierën mbrëmjen e kësaj të hëne në “Tirana International Film Festival” në Kinema Milenium, ku radhët dhe kërshëria e gjithë të pranishmëve për të parë këtë film ishte e madhe.

“Winter Fireflies”, një film i veçantë dhe sfidues në zhanerin e vështirë të kinemasë, ishte realizuar me mjeshtëri nga regjisori Artur Gorishti dhe gjithë kasti fantastik i aktorëve, duke filluar nga Luli Bitri, Agron Shala, Pëllumb Dervishi, Selman Jusufi, Birce Hasko, Arben Xh Bajgora, Kreshnik Malushaj, Mensur Safqiu, Florist Bajgora, Elezi Nitti, Andi Bajgora, Fllanza Berisha, Ana Guni.

Pavarësisht vështirësive, sikurse edhe vetë kasti u shpreh në nisje të premierës, ata arritën që të sjellin te publiku një film të realizuar më së miri, i cili nuk duhet humbur.

 

Kujtojmë që “Winter Fireflies”, me premiere gjatë netëve të “Tirana International Film Festival”, konkurron në seksionin e filmave “Made in Albania”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF