KreuBusull

Pique kushte të ashpra për Shakirën!

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka vendosur të krijojë disa kushte shumë të rrepta për ish-partneren Shakira.

Ata do të takohen sërish këtë të martë për të arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve pasi Shakira dëshiron të largohet nga Barcelona me ta, ndërsa Pique dëshiron që ata të qëndrojnë në Katalonjë me të.

Situata mes Piques dhe Shakirës po ekspozohet gjithnjë e më shumë në media. Në një intervistë ekskluzive për revistën ELLE këngëtarja tha se është në “momentin më të errët të jetës së saj”. “Mund të them vetëm se unë vendosa gjithçka që kisha në këtë marrëdhënie dhe në familjen time. Gerard, si futbollist, donte të luante futboll dhe të fitonte tituj, dhe unë duhej ta mbështesja atë. Vendosa karrierën time në prapavijë dhe unë erdha në Spanjë, që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe ishte një akt dashurie.

“Falë kësaj, fëmijët e mi mundën të kishin një nënë të pranishëm dhe unë kam një lidhje të pabesueshme me ta që është e pathyeshme dhe që na mban”, tha Shakira për revistën.

Sipas La Vanguardia, Pique është shumë i mërzitur për intervistën, pasi konsideron se Shakira theu një pakt respekti reciprok dhe e pa atë si një përpjekje të kolumbianes për të luajtur viktimën dhe për të bërë presion mbi negociatat.

Takimi i kësaj të marte do të zhvillohet në zyrën e avokatit të Piques, Ramon Tamborero, ku sipas informacioneve të njerëzve të afërt të lojtarit, ai do të kërkojë kujdestarinë e fëmijëve të tij dhe nëse nuk ka asnjë mënyrë për të arritur një marrëveshje miqësore, ai mund të vendosë për të shkuar në gjyq.

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF