Blogerja e njohur Sarah Berisha dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar.
Së fundmi çifti ka qenë i ftuar në një dasmë në Prishtinë, ku PM ka zgjedhur t’i bëjë një rreng të dashurës së tij.
PM u shfaq pranë Sarah me një kuti unaze i ulur në gjunjë. Veprim i cili emocionoi dhe panikosi pafund Sarah siç shihet në video, por gjithçka ishte një lojë pasi kutia ishte bosh.
Ky moment u shpërnda nga Sarah në rrjetin e saj social Instagram e cila e mori me sportivitet gjithë shakanë e partnerit të saj. “Kur më pyesin po PM vazhdon të bëj shaka si brenda shtëpisë BBV apo është bërë serioz”, shkroi ajo.
Kujtojmë që PM bëri një dedikim të ëmbël në ditëlindjen e Sarah, “Në Romë kam qenë, po romantik s’jam hiç. Nuk e di çfarë të shkruaj, veç ‘Urime ditëlindja zemra ime e mirë”. T’i uroj krejt t’mirat e botës e ishalla sukseset nuk të ndalen kurrë. Të dua Sarushka ime”.



















