KreuBusull

Keni lënë pushimet? Ja si do të jetë moti në dyjavëshin e dytë të gushtit?

Moti gjatë ditëve të fundit është shoqëruar nga reshje dhe temperatura e ulëta, kjo ka bërë që disa prej qytetarëve që kanë lënë pushimet për në gjysmën e dytë të gushtit të jenë të shqetësuar për kohën.

Sipas “Meteoalb”, pavarësisht ditëve të fundit, moti pritet të përmirësohet duke nisur nga pasditja e kësaj të hëne, dhe kështu do të jetë gjatë gjithë javës.

Temperaturat maksimale gjatë dy javëve të fundit të gushtit pritet të vërtiten në rreth 30 gradë celsius, duke krijuar sigurisht një mot tepër të favorshëm për të bërë plazh.

Pavarësisht se do të jetë diell, tashmë temperaturat maksimale nuk do të jenë si në muajin korrik.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF