KreuBusull

“Nëna puthi djalin para se të hidhej”, i afërmi i Florindit tregon detaje nga ekspertiza!

Versionet për ngjarjen e rëndë në SHBA, ku aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela mbetën të vdekur, janë të shumta.

Së fundmi një nga të afërmit e aktorit shqiptar, Adem Belliu, në një intervistë për Euroneës Albania ka rrëfyer se sipas ekspertizës, Florindi dhe Ornela janë hedhur secili me dëshirën e vetë nga dritarja, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë versionin se aktori hodhi bashkëshorten për shkak të problemeve që ai kishte me shëndetin mendor.

Më tej ai shtoi se policia mori në pyetje një nga fëmijët që e pa ngjarjen dhe u tha autoriteteve se e ëma e kishte puthur, i kishte dhënë lamtumirën dhe më pas ishte hedhur.

“E vërteta sipas ekspertizave është që të dy janë hedhur nga dritarja dhe kanë vdekur në vend. Ekspertiza thotë që nuk ka pasur dhunë që të shtyjnë njëri-tjetrin. Është edhe fakti tjetër që fëmija 3 vjeç, pas 5 minutash që policia kishte mbërritur në katin e gjashtë, kishte pyetur fëmijë se fëmija po shikonte nga dritarja.

Fëmija kishte thënë që e ëma e kishte puthur, i kishte thënë mirupafshim dhe ishte hedhur nga dritarja. Policia ka nxjerrë ekspertizën dhe në dokument thotë, nuk ka shenjë që është përdorur forcë”, u shpreh Adem Balliu.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF