Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës së lisë kundër lisë së majmunëve.
Ky vendim vjen pasi OBSH e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale.
“Komisioni Evropian ka zgjatur autorizimin e vaksinës së kompanisë për linë, Imvanex, për ta përfshirë në mbrojtjen kundër lisë së majmunëve.
Miratimi vlen për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe në Islandë, Litenshtajn dhe Norvegji”, tha kompania Bavarian Nordic.
OBSH-ja e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale më 23 korrik.



















