KreuBusull

Po luante kalçeto; Era e fortë i merr jetën 22 vjeçarit në Sarandë!

Moti i keq që pushtoi qytetin e Sarandës ditën e djeshme fatkeqësisht ka shkaktuar një viktimë. Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta shembën çatinë e një fushe kalçeto duke plagosur për vdekje të riun Armando Kazma që po luante me miqtë e tij.

Armando Kazma po luante në kalçeto dhe u plagos për shkak të mbajtësve të kalçetos që u rrëzuan nga moti i keq dhe era e fortë.

Pavarësisht se u transportua me urgjencë drejt spitalit në Sarandë, Ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

22 vjeçari është nipi (djali i motrës) i deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi.

Nga kjo ngjarje u plagosën edhe 2 persona të tjerë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF