KreuBusull

Vrau bashkëshorten, piloti grek ndan qelinë me një shqiptar!

Piloti grek Babis Anagnostopoulos që vrau bashkëshorten tashmë ndan qelinë me një tjetër vrasës me kombësi shqiptare.

34-vjeçari muajin e shkuar u dënua me burgim të përjetshëm për mbytjen e bashkëshortes britanike, 20-vjeçares Caroline Crouch, në shtëpinë e tyre luksoze në Athinë një vit më parë, në sytë e vajzës së tyre 11-muajshe.

Ai vrau më pas edhe qenin e familjes dhe i fajësoi shqiptarët, duke inskenuar një grabitje përpara se hetuesit t’i çirrnin maskën.

DailyMail zbuloi se ai ishte sulmuar në burgun e Koridhalos nga një i dënuar gjeorgjian. Për këtë arsye autoritetet e transferuan në burgun e Malandrinos, që njihet ndryshe si “Alkatrazi grek”. E tani 34-vjeçari ka një tjetër shok qelie… Bëhet fjalë për një vrarës shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik. Si Babis ashtu dhe avokati i tij janë të shqetësuar që jeta e tij mund të jetë në rrezik. Ata dyshojnë se në botën e krimit mund të ketë një shpërblim për vrasjen e Babisit.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF