KreuBusull

Prej të mërkurës ndalohen qeset plastike njëpërdorimshme!

Duke filluar prej të mërkurës, më 1 qershor, do të ndalohen qeset plastike njëpërdorimshme.

Ky lajm është bërë i ditur nga kryeministri Rama me anë të një njoftimi në rrjetin e tij social Facebook, duke theksuar se kjo bëhet në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë.

“Duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.

 

https://fb.watch/dkbwRkkQru/

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF