KreuBusull

Flet familja e Carolines së ndjerë pasi piloti grek u dënua me 27 vite burg!

Piloti grek Babis Anagnastopoulos është dënuar me 27 vite burg. Dënimin do të kryejë në një nga burgjet më famëkeq të Evropës, që gjendet në Greqi.

Prindërit e Caroline-s kanë folur për mediat pas dhënies së dënimit, “Asnjë dënim nuk e rikthen vajzën tonë, por jemi të kënaqur që gjykatësi nuk besoj gënjeshtrat e tij në gjyq. Kur ai të përfundojë dënimin e tij, të cilit shumë njerëz mendojnë se mund të mos i mbijetojë, do të jetë një njeri i ndryshuar, një njeri i thyer, shumë më i vjetër se mosha e tij reale. Tani që fati i tij është zgjidhur, Susan dhe unë mund të vazhdojmë përpara.

Kam ndërmend të ndryshoj mbiemrin e Lidias. Do t`i vë atë të nënës së saj në mënyrë që ajo të mos lidhet kurrë me këtë krijesë të urryer. Unë do të sigurohem që ai kurrë të mos e shohë vajzën e tij ose të ketë ndonjë kontakt me të”, tha babai i Caroline-s.

Kujtojmë që Caroline, 19 vjeçe u vra  nga bashkëshorti i saj pilot, i cilii më pasi u përpoq të inskenonte një vjedhje në vilën e tyre dhe deklaroi se ishin disa hajdutë, që flisnin shqip, të cilët ia vranë gruan.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF