KreuBusull

Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit!

Studentët e Universitetit të Harvardit do të kenë mundësinë të zgjedhin të studiojnë edhe gjuhën shqipe.

Lajmin e ka bërë të ditur Faton Limani, administrator në Departamentin e Letërsisë Krahasuese në Harvard, teksa ka zbuluar se lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele, njohuri fillestare, njohuri bazike dhe niveli i avancuar.

“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzuar për gjuhën tonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkatdhetaren dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që lëndën e gjuhës shqipe ta prezantojmë si lëndë me zgjedhje për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve.

 

Kursi i gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë gjithë vitit në tre nivele, njohuri elementare, njohuri ndërmjetëse dhe nivel i avancuar në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, ka shkruar ai.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF