Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, ka paralajmëruar një “katastrofë urie” që lidhet me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Ai ka theksuar se rritja e çmimeve të ushqimeve po i çon miliona njerëz drejt varfërisë.
Rritjet e çmimeve po ndikon në të gjitha llojet e vajrave, drithërave, çka çon në rritjen e gjithë ushqimeve të tjera.
“Kishte mjaftueshëm ushqim në botë për të gjithë. Rezervat globale janë të mëdha sipas standardeve historike, por do të duhet të ketë një proces ndarjeje ose shitjeje për ta çuar ushqimin atje ku nevojitet”, sqaroi ai më tej.