Këtë të shtunë, më 2 prill, nis muaji i agjërimit për besimtarët myslimanë. Bujar Spahiu, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ka uruar besimtarët si dhe ka inkurajuar agjëruesit për herë të parë.
“Myslimanët në Shqipëri dhe mbarë botën nisin një rrugëtim të lartësimit shpirtëror, moral e shëndetësor. Doja të uroja e inkurajoja përzemërsisht agjëruesit për herë të parë. Niseni agjërimin, është një adhurim që do t’ju ndryshojë jetën dhe këndvështrimin për të.
Në këto kohë të trazuara që po kalon bota, lutemi për më shumë paqe e solidaritet midis njëri-tjetrit, popujve e kombeve. Lutemi për më shumë kujdes ndaj nevojtarëve, jetimëve, të moshuarve e fëmijëve”, tha kreu i KMSH-së ndër të tjera.
Muaji i agjërimit nis më 2 prill dhe mbyllet më 1 maj, ndërkohë që më 2 maj kremtohet Fitër Bajrami.



















