Kreu i Programit Botëror Të Ushqimit të OKB-së, David Beasley, ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të sjellë një krizë ushqimore e cila do të ketë ndikim global më shumë se çdo ngjarje tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore.
Arsyeja është se shumë nga fermerët ukrainas që prodhojnë një sasi të konsiderueshme të grurit në botë po luftojnë me rusët, ndërsa edhe territori i Ukrainës po bëhet i papranueshëm për kultivim për shkak të bombardimeve.
Beasley shtoi para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se çmimet e ushqimeve po arrijnë nivele rekord. Ukraina dhe Rusia prodhojnë 30% të furnizimit me grurë në botë, 20% të misrit dhe deri 80% të vajit të lulediellit.
Kujtojmë që lufta në Ukrainë ka sjellë ndikim të menjëhershëm edhe në tregun shqiptar të ushqimeve, ku produktet e shportës që janë rritur rreth 33%.



















