KreuBusull

Diamanti blu më i rralli në histori del në ankand!

De Beers Cullinan Blue do të ofrohet në Sotheby’s Hong Kong këtë prill dhe vlerësohet me mbi 48 milionë dollarë.

 

Diamanti blu, më i madhi dhe më i vlefshmi që ka dalë ndonjëherë në ankand, u gjet në vitin 2021 në minierën Cullinan të Afrikës së Jugut.

Frank Everett, zëvendëspresidenti i Lartë i Sotheby’s dhe drejtori i shitjeve për bizhuteri, tha se xhevahiri është i jashtëzakonshëm,“Është e rrallë për shkak të madhësisë. Është mbi 15 karat. Dhe me të vërtetë është një nga më të rrallat për shkak të prerjes që ai ka pasi është vërtet brilant”.

Në vitin 2014, Mellon Blue Diamond, i riemërtuar “The Zoé Diamond” në Sotheby’s New York u shit  për 32.6 milionë dollarë. Një vit më vonë, në vitin 2015, Sotheby’s Geneva shiti “Hëna blu e Josephine”, një diamant 12.03 karatësh për 48.5 milionë dollarë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF